Ballkani humb nga Llapi 0-3
Ballkani ka humbur si nikoqir ndaj Llapit 0-3, në xhiron e dytë të Superligës së Kosovës, në të cilën sot janë zhvilluar tri ndeshje, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Për Llapin golat i shënuan, Zhdrella, që realizoi në minutën gjashtë, e dy golat e tjerë i shënoi sulmuesi Ahmet Januzi.
Kësisoj kjo skuadër nuk mundi ta vazhdoi trendin e fitoreve të nisur në start të kampionatit, kur në Prizren javën e kaluar shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj Lirisë.
Ballkani luajti për herë të parë si vendës, në këtë rang garash, pas 8 vjetësh.