25-04-2024

Nderohen dëshmorët e Brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova”

Sot në varrezat e dëshmorëve të Brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova” në Kleçkë, janë bërë homazhe dhe nderime, në ditën e dëshmorëve të kësaj brigade. Nderimet dhe homazhet, janë pjesë e aktiviteteve në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të rënies së dëshmorit Ismet Jashari-Kumanova, dhe dëshmorëve të tjerë të kësaj brigade dhe në kuadër të manifestimit “Të gjitha rrugët çojnë në Kleçkë”, që këtë vit mbahet nën përkujdesjen e Kryeministrit të vendit.

Homazhe  në nderim të dëshmorëve të Brigadës 121 të UÇK-së, krahas zyrtarëve të lartë të shtetit dhe udhëheqësve të institucioneve të Republikës së Kosovës, kanë bërë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, së bashku me anëtarët e qeverisë komunale, si dhe familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës së UÇK-së, përfaqësues të subjekteve politike dhe qytetarë të shumtë.

Manifestimi qendror, mbahet po në Kleçkë, në hapësirën e varrezave të dëshmorëve, në ora 20:00.

Asnjë koment

Comments are closed.