Ballkani “kapitullon”, Drita fiton derbin në Suharekë dhe shkëputet ndjeshëm
Skuadra gjilanase Drita ka arritur të që t’ia marrë pikët e plota skuadrës së Ballkanit në terren të vet.
Djelmoshat e drejtuar nga Zekirja Ramadani, i mposhtën ata të Artim Pollozhanit me rezultat 2:3.
Ishte Almir Ajzeraj, ai që e kaloi Dritën në epërsi në minutin e 22-të, me çka edhe u mbyll pjesa e parë e takimit.
Kampioni në fuqi nuk u dorëzua edhe erdhi deri tek goli i barazimit, me sulmuesin Sunday Adentunji, në minutin e 64-të,raporton KlanKosova. Por, mysafirët u treguan tejet të fortë duke i shënuar edhe dy gola të tjera, përmes Blerim Krasniqit dhe Arb Manajt.
Kurse, në fund Ballkani shënoi edhe golin e dytë me Bleart Tolajn.
Pas kësaj fitore, Drita shkëputet edhe më tej në renditjen tabelare nga Ballkani.
Skuadra nga Gjilani i ka 34 pikë, tetë më shumë se Ballkani.
Lexo edhe: