Ballkani me dy përforcime
Ballkani i Suharekës është përforcuar edhe me dy futbollistë, Albin Kaprën e Albin Berishën.
Kjo është njoftuar edhe në profilin zyrtar të klubit, që luan në Supeligën e Kosovës.
“Kapra është futbollisti i ri i FC Ballkani, klubi ka arritur marrëveshjen me futbollistin për 3 vitet e ardhshme. Ai është formuar si futbollist në klubin e futbollit 2 Korriku nga Prishtina, presim nga futbollisti të jetë një nder shtyllat kyçe si në fazën mbrojtëse, po ashtu edhe në atë ofensive”, njoftoi klubi.
FC Ballkani ka arritur marrëveshje me futbollistin, i cili luan në pozitën e qendër sulmuesit. Albin Berishën, që siç thuhet karrierën e ka filluar në klubin therandas, e ku pas një aventurë të suksesshme nëpër klube të ndryshme ri-kthehet në klubin amë. /GazetaePrizrenit.net