27-07-2024

Korisha e Prizrenit shembull i organizimit e pastërtisë, tërheq vizitorë por pret investime

Edhe përkundër faktit se fshati përmendet të ketë pasur një histori të dhimbshme shkaku i luftës së fundit, ai filloi të bëhej një prej destinacioneve më të preferuara për qytetarë të vendeve të tjera, shkaku i bukurive të shumta që ka.

Madje, ky fshat shihet edhe si model për vendet e tjera, për shkak të organizimit të banorëve dhe të kryesisë së fshatit.

Pastrimi i rrugëve, rregullimi i lapidarëve, mirëmbajtja e varrezave, hapja e varreve të reja, mirëmbajtja e objekteve dhe të gjitha nevojat tjera që paraqiten në fshat, realizohen përmes organizimit efikas dhe shumëvjeçar të Kryesisë së fshatit.

Korisha ka rreth 900 shtëpi, me rreth 6,000 banorë, shumë prej të cilëve gjenden në mërgim, nga ku japin kontribut të jashtëzakonshëm që fshati të ketë ambient të pastër.

Asnjë koment

Comments are closed.