Ballkani mposhti KEK-un 3:0
Ballkani arkëtoi tri pikë të rëndësishme. Para tifozëve të tyre, me rezultat 3:0 skuadra nga Theranda mundi KEK-un. Golat i shënuan Blend Baftiu (27’), Manevski (62’) dhe Besnik Krasniqi (90).
Ndeshja u zhvillua në kuadër të javës së 19-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.
Ballkani tashmë ndodhet në pozitën e 6 të tabelës, me 19 ndeshje dhe 27 pikë. /GazetaePrizrenit.net