27-07-2024

Ballkani rikthehet si lider, kjo është tabela e Superligës

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të xhiros së 24-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani është rikthyer si lider i tabelës, pas fitores 2-0 ndaj Malishevës.

Me rezultat të njëjtë Feronikeli ’74 fitoi sot në udhëtim ndaj Lirisë..

Pas këtyre ndeshjeve, Ballkani kryeson tabelën e Superligës me 51 pikë, një më shumë se skuadra e Llapit.

Në vendin e tretë renditet Drita me 46 pikë ndërsa në vendin e katërt ndodhet skuadra Malishevës me 41 pikë.

Në tre pozitat e fundit renditen Gjilani me 22 pikë, Fushë Kosova me 16 pikë, ndërsa Liria është e fundit me 10 pikë./IndeksOnline/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.