28-09-2024

Ballkani rikthehet te fitorja, ndërsa mposhtet ekipi i Ismet Munishit

Ballkani shënoi fitore në javën e shtatë në Superligën e Kosovës, ku mposhti me rezultatin e thellë 4:0 Ferizajin.

Fitore në këtë javë arriti edhe Drita, duke mposhtur si mysafire 2:0 Dukagjinin e Ismet Munishit.

Me këto fitore të Ballkanit dhe Dritës, ndryshon edhe tabela e Superligës.

Ballkani shkon në kuotën e 13 pikëve në pozitën e parë, kurse Drita në kuotën e 12 pikëve në pozitën e pestë./IO

Asnjë koment

Comments are closed.