22-11-2024

“Ballkani” zyrtarisht prezanton përforcimin me Topallin

Lajm i mirë për sportdashësit e Suharekës, përkatësisht adhuruesit e futbollit.  Klubit  “Ballkani” ka njoftuar sot për zyrtarizimin e marrëveshjes me super sulmuesin nga Kaqaniku,  Jetmir Topallin.

 

“N’a priftë e mbara” kanë shkruar zyrtarët e klubit. Lajmin e kanë mirëpritur edhe simpatizuesit suharekas, të cilët nëpër rrjete sociale kanë bërë komente të ndryshme.

 

Derisa ata kanë uruar për këtë hap të klubit, disa e kanë vlerësuar lartë futbollistin Topalli.

 

Ndërkaq, për aderimin në klubin e ri, ka njoftuar edhe Topalli.

 

“Para se të ndalem të flas për aventurën time të re, më lejoni të bëj një falënderim që buron nga thellësia e zemrës. Sot po ndahem zyrtarisht nga FC Vushtrria, nga tifozët “Forca”, me të cilët edhe pse për një kohë të shkurtër ishim bashkë depërtuan thellë në ndjenjat e mija me ç’rast për mua do të mbeten përherë në zemrën time. Faleminderit drejtuesve të skuadrës të Vushtrrisë për mundësinë e dhënë, faleminderit tifozëve për përkrahje, faleminderit bashkëlojtarëve me të cilët kalova një stinor fantastik personal si dhe trenerin ISA SADRIU qe me ka ndihmuar shumë gjatë gjith ktyre momentev dhe me heret, por fatkeqësisht nuk arritëm atë për çka luftuam me plotë energji dhe forcë. Unë besojë që Vushtrria edhe pa mua do të rikthehet aty ku e ka vendin Superligë”, ka shkruar ai.

 

Topalli ka deklaruar se “Ballkani” ishte më konkret në ofertat e shumta që ka pasur.

“Pas bisedave me kryetarin e klubit,  Arsim Kabashi, vendosa t’i bashkohem kësaj skuadër për të cilën premtoj që do të jap më të mirën nga vetja në mënyrë që ta ngrisim së bashku me shokë , në majat e futbollit kosovar. Faleminderit Vushtrria, Forca Ballkani…”, ka shkrua ai.

 

Topalli konsiderohet sulmues i të ardhmes dhe pritet të jetë ndihmës për “Ballkanin”/ gazetaeprizrenit.net/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.