23-04-2024

Banorët e Bellanicës së Malishevës me peticion për të mos lejuar hapjen e gurëthyesit të ri

Mbi 200 kryefamiljarë të Bellanicës përmes peticionit të nënshkruar i janë drejtuar Kuvendit Komunal të Malishevës për të ndërprerë operimin e gurthyesit të ri në këtë fshat.
Ky peticion i organizuar nga kryesia e fshatit për të mos lejuar hapjen e gurëthyesi të ri në këtë lokalitet e ka konfirmuar, aktivisti Alban Krasniqi në faqen e tij zyrtare në facebook, raporton tvprizreni.info

Ai më tej thotë se, Kryetari Begaj si gjithnjë, po tenton ta shfajësoj vetën duke e hedhur përgjegjēsinë sa tek drejtoritë, sa tek ministritë gjë që fatkeqësisht po arrin të mashtrojë ende një pjesë të qytetarëve por edhe të asamblistëve.

Banorët e Bellanicës duhet ta kenë të qartë që asnjë kompani gurthyesish nuk mund të fillojë operimin pa pëlqimin paraprak nga komuna dhe pa miratimin formal e verbal të Begajt, si dhe pa u respektuar procedurat ligjore përfshirë edhe harmonizimin me Planin Zhvillimor Komunal të Malishevës.

Në mbledhjen e fundit të KPF-së të mbajtur këtë javë e kemi trajtuar peticionin e bellanicasve si dhe e kemi rekomanduar për kuvend për shqyrtim, ndërkohë që kemi kërkuar nga kryetari Begaj që të na njoftoj nëse komuna i ka dhënë pëlqim për operim kompanisë si dhe në çfarë është bazuar.
Gjithashtu, kemi kërkuar nga Drejtori i Inspeksionit raport mbi masat e ndërmarra ndaj kompanisë nëse ajo ka filluar të operoj pa leje.

Nëse qytetarët e Astrazupit, Kervasarisë, Bellanicës por edhe më gjerë bëhen bashkë në kauzat e tyre për të kundërshtuar vendimet e dëmshme të komunës dhe veprimtarive që po cenojnë sigurinë dhe shëndetin e tyre si dhe po shkatërrojnë mjedisin, atëherë edhe sjelljet dhe vendimet e qeverisë komunale, kuvendit komunal dhe nivelit qendror do të ndryshojnë në favor të qytetarëve, thuhet në këtë njoftim./tvprizreni.info/

Asnjë koment

Comments are closed.