23-11-2024

Banorët e Krajkut të Hasit paralajmërojnë protesta për shkak të mungesës së rrymës

Banorët e fshatit Krajk të komunës së Prizrenit në redaksinë e Televizionit të Prizrenit kanë shprehur shqetësimin e tyre për mungesë së energjisë elektrike pothuajse çdo ditë,  dhe sipas tyre  ka mbi një muaj që ka ndërprerje nga ora 10:00 deri ora 14:00
Disa nga banorët e këtij lokaliteti kanë paralajmëruar protesta në këtë fshat deri në momentin e zgjidhjes së problemit.

Banori i këtij fshati, Dardan Pervizaj, ka thënë se reduktimet e rrymës janë të gjata pa ndonjë arsye konkrete dhe pa ndonjë sqarim konkret nga zyrtarët e KEDS-it. Ai paralajmëron se së shpejti banorëve nuk u ka mbetur asgjë tjetër pos të dalin në protesta. /tvprizreni.net
Lexo Edhe:

Shaqir Totaj i PDK-së del i pari në Prizren pa votat e subjekteve në koalicion të VV-së

Asnjë koment

Comments are closed.