25-11-2024

Banorët e rrugës ” Janina” protestë para objektit të KEDS, për mosfurnizim të rregullt me energji

Të indinjuar që pasi për disa ditë nuk ishin furnizuar me energji elektrike nga një fazë e prej dy ditësh fare nuk po furnizohen, disa banorë të rrugës ” Janina” të lagjes Bazhdarhane kanë protestuar para objektit për mirëmbajtje të rrjetit të KEDS-it në Prizren.

Leotrim Gërmizaj, Vesel Maliqaj dhe Mitat Arifogllu, ndjehen të shqetësuar për këtë gjendje nëpër të cilen po kalojnë banorët e kësaj rruge, duke akuzuar kompaninë për papërgjegjësi totale për të rregulluar furnizimin me rrymë përkundër thirrjeve që të zgjidhet ky problem, thonë ata. Këta banorë kërkuan nga kompania që urgjentishtë të ndërhuj në zgjidhjen e problemit të tyre, përndryshe ata detyrohen që vazhdimisht të protestojnë.

Lidhur me këtë shqetësim të këtyre qytetarëve, ne kemi kërkuar që të marrim përgjigje nga drejtuesit e KEDS në Prizren, mirëpo një gjë e tillë nuk ishte e mundur pasi ata ishin të paqasshëm./Prizrenit tv/ GazetaePrizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.