19-04-2024

Banorët e tri lagjeve në qendër të Prizrenit, me peticion kundër zhurmës në ‘Shatërvan’

Përmes një njoftimi banorë të tri lagjeve në qendër të Prizrenit kanë bërë të ditur se kanë nënshkruar një peticion drejtuar organeve kompetente shtetërore dhe lokale të Prizrenit, që të merren masa në ndalimin e zhurmës që po krijohet nëpër lokale të ndryshme në Shatërvan. “Ne, banorët e lagjeve Shatërvan , Nënkala dhe Panteli.

Duke e marrë parasysh gjendjen e krijuar nga lokalet në Qendrën Historike të Prizrenit, të cilat
krijojnë ndotje akustike në kundërshtim me ligjin për Qendrën Historike te Prizrenit, e
pamundësojnë që të jetohet në lagjet e lartëcekura, nga zhurma e madhe që shkaktojnë këto lokale, duke cenuar shëndetin e fëmijëve, të moshuarve si dhe qetësinë e përgjithshme publike.

Mund të jetë një imazh i teksti

Ne kemi shfrytëzuar çdo të drejte ligjore duke informuar Policinë e Kosovës, Inspektoriatin Komunal si dhe kemi mbajtur debat publik në prezencë të institucioneve të lartëcekura, njofton TV Prizreni. Duke qenë se deri më tani institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për të zgjidhur këtë problem, ne si banorë të këtyre lagjeve, duke u bazuar në të drejtën tonë kushtetuese kemi marrë iniciativë që t’a bëjmë këtë PETICION.
Me anë të nënshkrimeve të mëposhtme, kërkojmë nga organet e lartcektura që të ndërmarrinmasa urgjente për ta zgjidhur problemin e zhurmës në Zonën Historike të Prizrenit.

Në të kundërtëjemi të detyruar që t’i radikalizojmë masat duke protestuar për të drejtën tonë kushtetuese në jetë
të lirë dhe të qetë si dhe shikojmë që të ndjekim çdo rrugë ligjore në mungesë të veprimeve adekuate.

Ky peticion do t’i dorëzohet:
• Ministrisë të Kulturës,Rinisë dhe Sportit,
• Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,
• Policisë së Kosovës,
• Kuvendit Komunal në Prizren,
• Kryetarit të Komunës së Prizrenit,
• Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit
• Këshillit për Trashëgimi Kulturore,
• Drejtorisë së Inspektoriatit në Komunën e Prizrenit,
• Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit,
• Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore.”, thuhet në fund të këtij njoftimi.

Asnjë koment

Comments are closed.