Zjarre në katër fshatra të regjionit të Prizrenit

Katër raste zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit nëpër fshatra të ndryshme të rajonit të Prizrenit.

Zjarre ka pasur në Mushnikovë e Zhur të Prizrenit, në Orcushë të Dragashit e Ratkoc të Rahovecit.

Detaje nga raporti i PK-së:

Fsh. Mushnikovë, Prizren, 10.08.2021 – 14:50. Policia gjatë patrullimi ka vërejtur se janë duke u djegur rreth 10 ari me drunjë dhe bimë barishtore. Zjarrfikësit janë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.

Fsh. Orcushë, Dragash, 10.08.2021-12:30. Një mashkull kosovar ka raportuar se nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe prej 15 ari barishte. Njësiti i zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin.

Zhur, Prizren, 10.08.2021-20:12. Një mashkull kosovar ka raportuar se nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe shkurre dhe bari. Njësiti i zjarrfikësve e kanë lokalizuar zjarrin.

Fsh. Ratkoc, Rahovec, 10.08.2021-20:52. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar nga zjarri janë përfshirë rreth një hektar sipërfaqe me hamullore. Njësit e zjarrfikëseve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për të dyshuar. Rasti është duke u hetuar