27-04-2024

Bashkatdhetari ankohet se po i marrin para në Vërmicë për të hyrë në Kosovë

Më 29 korrik të këtij viti, u nënshkrua marrëveshja për mbulimin e primit të sigurimit kufitar për bashkatdhetarët dhe të huajt që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.

Përmes kësaj marrëveshjeje, Qeveria e Kosovës mori përsipër mbulimin e plotë të primit të sigurimit kufitar për palët që janë subjekt i policës kufitare dhe vijnë në Kosovë gjatë vitit 2020.

Ndërsa, të nesërmen, më 30 korrik, kryeministri Avdullah Hoti, u uroj mirëseardhje bashkëatdhetarëve me këtë lajm të rëndësishëm për ta.

Por, del që ky të jetë vetëm një mashtrim, pasi që Indeksonline ka siguruar një dokument, ku vërtetohet se si një bashkëatdhetar, në Pikën Kufitare në Vërmicë, ka paguar para për këtë shërbim.

I njëjti ishte duke ardhur nga Gjermania për në Kosovë, ndërsa është dashur të paguajë 13 euro për Policën e Sigurimit Kufitar.

Kjo ka ndodhur pikërisht ditën e sotme.

Kujtojmë që sipas sipas kësaj marrëveshjeje, e cila u bë në mes Ministrisë së Financave, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit, thuhet se Polica e sigurimit mund të shkarkohet në platformën elektronike (online) të autorizuar nga BKS, ose në formë fizike në zyret e BKS-së në pesë (5) pikat kufitare: Vërmicë, Hani i Elezit, Dheu i Bardhë, Merdarë dhe Kullë.

Derisa e njëjta gjeti zbatimin nga data 01.08.2020./Indeksonline

Asnjë koment

Comments are closed.