25-04-2024

Ramadan Klisurica: Kritika pushtetit lokal, Prizreni duhet të çlirohet nga këta keqpërdorues

Njohësi i çështjeve të pushtetit lokal nga Prizreni, Ramadan Klisurica, i cili tashmë ka një përvojë nga angazhimi në organizatat joqeveritare,  ka hedhur kritika ndaj pushtetit lokal, për siç ka thënë keqpërdorime të buxhetit dhe të pronave komunale.

Ai përmes një postimi në ‘facebook’,  ka shkruar se Prizreni duhet dhe do të çlirohet nga këta keqpërdorues.

Postimi i plotë i Klisuricës:

Më 19 nëntor 2017, plot 25,949 prizrenas vendosën për largimin nga pushteti të një grupi të ngushtë individësh të cilët, të mveshur nën petkun e një subjekti politik, me vite të tëra keqpërdorën me institucionet, milionat dhe pronat e Komunës së Prizrenit.

Po atë ditë, po ata 25,949 prizrenas, të etur për qeverisje të mirë, të drejtë dhe të emancipuar, në mënyrë krejt të pavetëdijshme, sollën në pushtet një grup tjetër të ngushtë të individëve të cilët, të mveshur tashmë nën petkun e një subjekti tjetër politik, për tre vite me rradhë po vazhdojnë me intensitet edhe më të shtuar me keqpërdorimin me institucionet, milionat dhe me pronat e Komunës së Prizrenit.

Sot, të dyja grupet e keqpërdoruesve janë bërë bashkë nën patronatin e ekselencës (si e quan një mik i imi), për të na dëshmuar se në fakt, grupi i ri i individëve është vazhdimësi e grupit të vjetër të individëve dhe se lidhja logjike, politike dhe kriminale e të dyja grupeve ka qenë gjithmonë aty por që ne nuk e kemi parë.

Sot, të dyja grupet e keqpërdoruesve janë bërë bashkë për t’ia përjetuar një “déjà vu” prizrenasve të etur për qeverisje të mirë e të drejtë.

Prizrenasit tashmë e kanë parë filmin se çka ngjan me manipuluesit dhe keqpërdoruesit e buxhetit dhe të pronave komunale.

Prizreni duhet dhe do të çlirohet nga këta keqpërdorues.

Asnjë koment

Comments are closed.