03-12-2024

Bashkimi afër titullit të kampionit, sërish mposhti Prishtinën 

Klubi i “Bashkimit” ka mundur sërish “Sigal Prishtinën”,  97 : 80.  Ndeshja e dytë e serisë finale të plejofit të IP Superligës së Kosovës në Basketboll u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, raporton “Gazeta e Prizrenit.net”.

Djelmoshat nga Prizreni kanë dominuar vazhdimisht duke fituar çdo periudhë, duke mbyllur takimin me 17 pikë epërsi.

Ai që dha një kontributin më të madh me 31 pikë, për fitoren e Bashkimit është Mikaile Tmusic.

Takimi i ardhshëm do të zhvillohet në Prishtinë. Nëse edhe atë e fiton Bashkimi, atëherë ai do ta fitojë titullin e kampionit.

Fansat e tij kanë shkruar “O Prizren o Prizreni jonëëëë…Urimeee fitorjaaaaa!!!

Ndryshe,  ndeshjen e parë të zhvilluar fundjavën e shkuar në Prishtinë e pas fituar Bashkimi me rezultatin 84:81 për të udhëhequr 1:0 në serinë finale të këtij edicioni, ku kampioni shpallet pas tri fitoreve.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.