24-04-2024

Bashkimi drejt Prishtinës për titullin historik

Djelmoshat e klubit të Bashkimit me optimizëm do të nisen, sot në Prishtinë , në serinë e tretë ndaj ekipit të Sigal Prishtinës,  që luhet prej orës 18:30, në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

“Titullin e festojmë në Prishtinë…”.  Me këtë fjali nis njoftimin zyrtar Bashkimi. Nga Prishtina ata janë të bindur se do të kthehen me titullin historik.

Kryetari i klubit,  Shaqir Totaj beson që titullin e fituar në Prishtinë,  dhe festën e nisur atje ta përfundojnë në Prizren, në mesin e sportdashësve të këtushëm.

Kjo është ndeshja e tretë finale të plejofit në IP Superligën e Kosovës në basketboll, pasi Bashkimi i ka fituar dy ndeshjet e para (në Prishtinë dhe në Prizren) dhe është vetëm një fitore larg titullit.

Asnjë koment

Comments are closed.