26-04-2024

Një 16 vjeçare vdes në Prizren, dyshohet se u hodh nga banesa

Një vajzë 16 vjeçare ka vdekur si pasojë e rënies nga një ndërtesë e lartë. Rasti ndodhi rreth orës 00:05 pas mesnatës në rrugën “William Wolker”. Viktima  ka rënë nga një lartësi prej 25 metrash duke pësuar lëndime vdekjeprurëse.

Në përshkrimin e rastit, nga hetimet e para, dyshohet se vajza ka kërcyer nga një dritare, por policia rastin është duke e trajtuar si vdekje e dyshimtë.

Vesel Gashi nga zyrta për media në policinë rajonale të Prizrenit, ka thënë për portalin “Gazeta e Prizrenit”, se aktualisht nuk dihet për motivet e rastit. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Viktima ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Prizrenit, ndërsa nuk është bërë i ditur identiteti i saj.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti./gazetaeprizrenit.net/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.