Bashkimi fiton lehtë ndaj Feronikelit

Bashkimi e ka fituar ndeshjen ndaj Feronikelit me rezultat  82:66, raporton Gazeta e Prizrenit.

Kjo është fitorja e 15-të për këtë stinor. Prizrenasit ishin në epërsi gjatë gjithë kohës. Ross & Bridgeman ishin më të mirët me nga 21, përkatësisht 20 pikë,

Ndeshja është zhvilluar në kuadër të xhiros së 27-të të Superligës në basketboll.

Bashkimi aktualisht është në pozitën e katërt, ndërsa ka 9 humbje.

Ndeshja e radhës në zhvillohet kundër Lipjanit si mysafirë. /GazetaePrizrenit.net