16-04-2021

Bashkimi humbi nga Trepça

Bashkimi ka pësuar humbje në udhëtim ndaj Trepçës me rezultat 88-72, në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll.Vendasit e nisën ndeshjen mirë duke e fituar çerekun e parë me rezultat 26-13.

Bashkimi u këndell në 10 minutëshin e dytë për ta fituar me rezultat 17-29, për të shkuar në pushim me rezultat të ngushtë 43-42 për vendasit.

Në 10 minutëshin e dytë mitrovicasit treguan se fitoren do ta ndalin në shtëpi duke e fituar me rezultat 23-14.Çereku i katërt ishte konfirmim i të tretit, pasi vendasit bënë lojë të mirë duke e fituar me rezultat 22-16, për të triumfuar në fund me rezultat 88-72.

Te Trepça u dalluan Ivan Koljeviq me 24 pikë e 9 asistime, Drilon Hajrizi me 16 pikë, 10 kërcime e 10 asistime dhe Besnik Azemi me 17 pikë e 5 kërcime, kurse te Bashkimi u dalluan Christian Lutete me 28 pikë e 9 kërcime dhe Obinna Oleka me 13 pikë e 24 kërcime.

Trepça tani ka 9 fitore dhe 13 humbje, kurse Bashkimi 10 fitore dhe 12 humbje.

Asnjë koment

Comments are closed.