Ekipi i Bashkimit u shpall kampion i Kosovës në basketboll për herë të parë në historinë e klubit.
Prizrenasit fituan ndaj Prishtinës me rezultat 77:61 në serinë e katërt finale të “Play-Offit”, në ndeshjen e zhvilluar në “Sezai Surroi”.
Qendra sportive ishte e mbushur përplot ardhurues të basketit, të cilët krijuan një atmosferë madhështore.