Bashkimi kampion i Kosovës në basketboll

Ekipi i Bashkimit u shpall kampion i Kosovës në basketboll për herë të parë në historinë e klubit.

Prizrenasit fituan ndaj Prishtinës me rezultat 77:61 në serinë e katërt finale të “Play-Offit”, në ndeshjen e zhvilluar në  “Sezai Surroi”.

Qendra sportive ishte e mbushur përplot ardhurues të basketit, të cilët krijuan një atmosferë madhështore.