Bashkimi pëson nga Peja
Bashkimi ka humbur sonte në Pejë, raporton Gazeta e Prizrenit.
Ndeshja e zhvilluar në “Karagaçi” përfundoi 103:80.
Prizrenasit u paraqitën pa amerikanin Corey Raley Ross, i cili është i sëmurë, por që pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e Kupës në mesjavë.
Te Bashkimi më i miri ishte Terik Bridgeman me 18 pikë dhe pesë kërcime.
Për fitoren e Pejës, ndër kontribuuesit ishte Dardan Berisha, që shënoi 25 pikë./ GazetaePrizrenit.net/