26-04-2024

Bashkimi shkëput kontratën me Kranjoviqin

Bashkimi ka arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës me trajnerin Krunoslav Kranjoviq.

Vetë Krajnoviq ka bërë të ditur lajmin për Kohën Ditore.

Ai ka falënderuar klubin dhe i ka uruar suksese në të ardhmen.

“Kemi arritur marrëveshje për shkëputje të kontratës. Faleminderit klubit dhe i uroj suksese në të ardhmen. Uroj edhe Prishtinën për plasmanin në 1/8 e finales në FIBA Europe Cup”, ka thënë ai.

Bashkimi javën e shkuar prezantoi trajnerin e ri, Jeronimo Sharin, por paraprakisht nuk e kishte shkëputur kontratën me Kranjoviqin, duke u bërë skuadër me dy trajnerë.

Asnjë koment

Comments are closed.