28-10-2020

Hoxha nga Rahoveci thotë se abuzimi i vajzës në Drenas ndodhi për shkak të veshjes së saj provokative!

Imami i një xhamie në Rahovec Bedri Bytyqi, ka fajësuar edhe vajzën e mitur e cila ka qenë viktim e rastit të abuzimit dhe keqtrajtimit seksual nga ana e një profesori dhe një polici në Komunën e Drenasit.

Sipas Bytyqit, veshja provokative në shkollë e nxënëses ka nxitur mësuesin e paedukatë që ta ngacmojë.“Faji është i gjithanshëm, sepse kur nxënësja shkon në shkollë me veshje dhe dukje provokative, kur prindërit krenohen me veshjen dhe dukjen e saj provokative, kur mësuesi i paedukatë, mezi pret t’i ngacëmoi e shfrytëzoi nxënëset e tij, e keqja është në prag”, ka thënë imami Bytyqi.

 

Tutje, ai ka shtuar se si shoqëri ekziston nevoja për moral institucional ose për institucione morale.Reagimi i tij i plotë: Nevoja për moral institucional apo për institucione morale!

 

Në Kosovën tonë të “dashur” ka vend dhe hapësirë për çdo gjë që nuk është e mirë, për çdo gjë që nuk është morale, nga ajo më e vogla deri të më e madhja, e cila është e vogël dhe e madhe nuk dua ta definoj!Java filloi me një kronikë nga RTK-ja, e cila kronikë ishte vendosur ndër lajmet e para të edicionit informativ, për një keqkuptim që kishte ndodhur mes Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri dhe një qytetari për (mos)pagesën e antarësisë si rrjedhojë për (mos)kryerjen e ceremonisë së varrimit!

RTK i mbyll sytë përballë lloj-lloj skandali që ndodh nëpër institucionet publike shtetëore por është syçelë dhe mezi pret që të ndodhë diçka në institucionet fetare Islame për të bërë kronikë e për të qenë lajmi kryesor, pavarësisht se RTK si televizion publik paguhet nga 95% myslimanë!

U mundua të njollos petkun e Imamit por u njollos vet! Vazhdoi e dita e marte me skandalin e policit ndaj një të miture, që erdhi si pasojë e ngacmimit seksual të mësuesit ndaj nxënëses, kjo e fundit për të kërkuar ndihmë nga polici e gjeti vetën në prehrin e tij!

Faji është i gjithanshëm, sepse kur nxënësja shkon në shkollë me veshje dhe dukje provokative, kur prindërit krenohen me veshjen dhe dukjen e saj provokative, kur mësuesi i paedukatë, mezi pret t’i ngacëmoi e shfrytëzoi nxënëset e tij, e keqja është në prag!Kur ne i kemi sytë në ndihmën e policëve tanë, e ata(ai) na “ndihmojnë” duke na shantazhuar e duke shfrytëzuar rastin, s’na mbetet tjetër veçse ta marrim vet ligjin në dorë!Rasti i radhës ishte “mirësjellja” e doktorit me një paciente!Këto skandale që pak i dijmë e që shumë janë në realitet, na tregojnë se qëndrojmë keq si shoqëri, se duke dashur të bëhemi dikush tjetër, kemi harruar se cilët ishim, se urgjentisht kemi nevojë për moral institucional ose për institucione morale!Duhet rritur koeficenti moral!

Bedri Bytyqi

Asnjë koment

Comments are closed.