16-10-2019

Basketboll, derbi i kësaj jave në Rahovec

Palestra “Mizahir Isma” do të jetë arenë e derbit të xhiros së pestë të Superligës në basketboll.

Të dielën (19:00) do të përballen Rahoveci dhe Bashkimi i Prizrenit, transmeton Koha Ditore.

Rahoveci ka fituar dy ndeshjet e deritashme, ndërsa dy të tjera nuk i ka luajtur për shkak të paraqitjes në FIBA Europe Cup.

Ndërkohë Bashkimi ka bilanc prej dy fitoreve e një humbjeje.

Të dielën është edhe ndeshja Ponte Prizreni – Trepça, që nis në orën 17:00. Dy ndeshje tjera të xhiros së pestë të kampionatit në basketboll janë të shtunën.

Nga ora 17:00 takohen Peja e Lipjani, ndërsa Sigal Prishtina e pret Feronikelin nga ora 19:00.

Dy prej skuadrave të Superligës, Peja e Rahoveci, këtë edicion do të luajnë edhe në Ligën Ballkanike, që ka mbetur ligë fare e vogël.

Vetëm pesë skuadra janë paraqitur për të garuar në Ligën Ballkanike deri më tash. Kjo ligë do të presë deri më 17 tetor për ekipin e gjashtë.

Vllaznia e Shkodrës dhe Ibari i Malit të Zi do të takohen në ndeshjen hapëse më 22 tetor. Ndërsa më 23 tetor është derbi kosovar ndërmjet Pejës dhe Rahovecit. Më 29 tetor, Rahoveci luan me Ibarin. Academic Bultex i Bullgarisë është ekipi i pestë.

Asnjë koment

Comments are closed.