27-07-2024

Basketboll: Sot, në Prizren luhet derbi lokal

E diela do të sjellë përballje interesante në elitën e basketbollit të Kosovës.

Sigal Prishtina dhe Istogu do të përballen të dielën, ku bardhekaltrit kanë pasur rënie të formës në ndeshjet e fundit, duke bërë ndryshime edhe në shtabin teknik, ndërsa numëron pesë fitore e pesë humbje, ndërsa istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e nëntë humbje.

Java e 11-të do të mbyllet me derbin prizrenas mes Proton Cable Prizrenit dhe Bashkimit.

Proton Cable Prizreni ka tri fitore e shtatë humbje, kurse Bashkimi ka katër fitore e gjashtë humbje./FO

Lexo edhe:

 

Asnjë koment

Comments are closed.