20-05-2024

Prizren: Pse Metush Biraj u tërhoq nga aktakuza, përkundër se thoshte se prova ishin të pakontestueshme? (VIDEO)

Si përfundim në fjalën përfundimtare ish-prokurori, Metush Biraj, ishte tërhequr nga aktakuza me arsyetimin e mungesës së provave, ani se në aktakuzë kishte theksuar se 13 provat e siguruara si dhe 6 deklaratat e dëshmitarëve, janë prova të pakontestueshme.

Për këtë, “Betimi për Drejtësi” është paraqitur në zyrën e Birajt për të marrë versionin e tij.
Fillimisht ai nuk është informuar për video-incizimet që posedon “Betimi për Drejtësi” dhe Biraj ka tentuar ta arsyetojë  tërheqjen nga aktakuza me mungesën e provave.

Gazetarja: Pse jeni tërhekë?
Prokurori Biraj: Po de, se s’ka pas prova.

Gazetarja: Po ju kur e keni hartu aktakuzën keni thënë se faktet 13 provat të cilat i keni siguru dhe 6 intervistat e dëshmitarëve janë prova të pakontestueshme.

Prokurori Biraj: Po na nuk jemi, unë nuk kam dëshirë ato me i komentue, krejt çka kam i kam cek në vendimin ku ka marrë vendim për me u tërhek.

Gazetarja: A mundesh veç me ma shpjegu qysh 13 prova dhe 6 intervista të dëshmitarëve që janë kanë të pakontestueshme, kur e keni themelu aktakuzën, mandej kanë kalu në prova të kontestueshme dhe jeni tërhek mbrapa, pikërisht tri ditë para se me u marrë aktgjykimi?
Prokurori Biraj: Po çka ka lidhje, çështje e gjykatës.

Gazetarja: Çështje e gjykatës apo e juve, sepse ju jeni tërheq?
Prokurori BirajPo na jemi tërhjek, mirëpo e kam cek aty në arsyetim të tërheqjes sime se pse jam tërheq.

Gazetarja: Pse provat jon kanë të pabesueshme për juve 5 vjet pas procesit?
Prokurori Biraj: Po qashtu tash na nuk jemi, unë të thash nuk i komentoj veprimet e mija, na jemi krejt në rregull, unë gjithçka oshtë në rregull, krejt çka kom pas i kom cek në fjalën time përfundimtare. Kështu që s’kemi çka me fol ma tepër, kërkoj ndjese respekt për ju po kështu është situata”.

Për më shumë ndiqeni hulumtimin “Si prokurori Metush Biraj dyshohet se mori ryshfet për të dështuar aktakuzën për 130 kg marihuanë”, në KTV, TVArta dhe “Betimi për Drejtësi”./BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.