24-11-2024

Basketbollisti i talentuar prizrenas, Enver Memqaj premton shumë

E ardhmja si ne shumë sporte tjera duket se është e ndritur në Kosovë pas sukseseve të shumta në paraqitjet para në futboll e medaljeve në judo, basketbollistet tanë po shkëlqejn në Fiba European Challenger Basketball U18 ku dhe u shpallën kampion të ri.

Mirëpo në veçanti vlenë të theksohet dhe veçohet basketbollisti prizrenas Enver Memqaj i cili karrierën e tij basketbollistike e nisi në Bosnje Hercegovinë, ku jeton dhe vepron me familjen.

Enveri lindi më 27 maj të vitit 2003

Enveri që në moshë të re është vërejtur shtatē lartësia e tij i cili tani është i gjatë 2.00 m edhe pse me peripeci dhe angazhime të shumta në biznesin familjar, ai asnjëherë nuk e braktisi sportin të cilin e dashuron dhe që ka vendosur të ja kushtoj të gjithë karrierën profesionale, një prej dëshirave dhe endërrave të Enverit ishte edhe paraqitja për ekipin kombëtar të basketbollit të Kosovës U18 që edhe iu realizua ndërsa “qershia mbi tortë” ishte shpallja kampion të FIBA EUROPEAN CHALLNEGER 2021 për U18, dhe me kohë shpreson që të bëjë paraqitje të dinjitetshme për ekipin A të Kosovës që është edhe synimi i tij.

Enveri luan në pozitën POWER FORWARD e njohur ndryshe edhe si katërsh e ngjajshme me qendrën, ndërsa në Bosnje Hercegovinë luan për ekipin basketbollistik KK Bratstvo

Paraqitje e para të talentit prizrenas ishin shumë premtuese shpresojmë dhe besojmë që talentin e ri ta shohim shumë shpejtë në ekipin A të Kosovës dhe të luaj në ligat prestigjioze të basketbollit në Evropë apo edhe NBA./poligraf.al

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.