Bayern Munich blen tre vëllezër nën 14 vjeç, shpërthejnë polemikat në Gjermani
Bayern Munich ka zyrtarizuar blerjen e tre vëllezërve futbollistë nga Mainz: 14-vjeçari Aristide, 12-vjeçari Aviel dhe 9-vjeçari Alex Nseke. Kjo u konfirmua nga Jochen Sauer, kreu i “Bayern Campus”:
“Pasi departamenti ynë i skautëve ra në kontakt me prindërit e djemve për të folur për djalin e tyre të madh, ne u informuam se transferimi ishte i mundur vetëm nëse e gjithë familja do të zhvendosej në Mynih”.
Dhe kështu, Bayerni i mori të tre fëmijët dhe i garantoi një punë babait të tyre. Pra, klubi bavarez ka përmbushur kërkesat e familjes duke mirëpritur fëmijët e moshës 12 dhe 9 vjeç në sektorin e të rinjve.
Siç theksoi Sauer, Mainzit iu dha një “shpërblim adekuat” për stërvitjen e djemve. Në realitet, megjithatë, talenti i vërtetë duket të jetë Aleksi, vetëm 9 vjeç. Kjo është edhe arsyeja pse shumë tifozë thonë se janë të skandalizuar.
Shkaku? Sepse Bayerni siguron një jetë dhe punë të re për prindërit, por legjitimon trafikimin e fëmijëve. “Turp moralisht”, “Lërini fëmijët të rriten në paqe” dhe komente të tjera të këtij lloji po qarkullojnë në rrjetet sociale.
Megjithatë, bavarezët respektuan rregullat, duke kënaqur familjen që në mënyrë të pavarur vendosi të transferohej në Bavari. Shumë fansa të futbollit në këto orë po pyesin nëse ka në të vërtetë një kufi për punët e futbollit, që kanë të bëjnë me të miturit…