27-07-2024

Sot, Liria luan si mysafire ndaj Feronikelit 74

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me dy ndeshje interesante në kuadër të javës së 15-të.

Liria e Prizrenit luan si mysfire ndaj Feronikelit 74 në stadiumin “Rexhep Rexhepi”..

Liria momentalisht mban pozitën e fundit me nëntë pikë gjithsej. Feronikeli 74 që nuk di për fitore tash e pesë xhiro pozicionohet në vendin e tetë me vetëm 12 pikë.

Ndeshja tjetër që luhet sot është ajo në Lipjan, ku Fushë Kosova do të përballet me Dukagjinin.

Fushë Kosova gjendet në vendin e parafundit me 10 pikë të grumbulluara, Dukagjini është në pozitën e gjashtë me 17 pikë.

Ndeshjet nisin me fillim nga ora 13:00. /Gazeta  e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.