24-09-2020

Bayern turpëroi 8-2 Barcelonën, tekniku gjerman tregon çelësin e suksesit të bavarezëve

Bayern Munich turpëroi me rezultatin 8-2 Barcelonën në një ndeshje të vleshme për çerekfinalet e Uefa Champion League. Pas ndeshjes foli edhe tekniku i bavarezëve Hans-Gjermani tregoi çelësin e këtij suksesi duke thënë se kjo vjen falë presionit që Bayern krijoi gjatë gjithë ndeshjes dhe kualitetit që ekipi gjerman ka

“E kemi ditur se nëse i vendosim në presion, do të kemi raste. Ne kemi shumë kualitet dhe intensitet në këtë ekip. Tani duhet të rimbushim bateritë dhe të fokusohemi në ndeshjen e ardhshme. Në ndeshjen e ardhshme startojmë prej zeros.

Myler e ka merituar çmimin lojtar i ndeshje. Ai ka kontrolluar presingun tonë, por duhet të përgëzojë edhe lojtarët e tjerë që kanë mbajtur intensitetin për 90 minuta”, u shpreh ai. /Top Channel

Asnjë koment

Comments are closed.