BE-ja i dhuron Kosovës 95 mijë doza të vaksinës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursulua Von Der Leyen, ka njoftuar se 95 mijë doza të vaksinave do të ndahen për Kosovën nga BE-ja duke filluar nga muaji maj.

Përmes një postimi në Twitter, ajo tha se këtë lajm ia ka konfirmuar edhe kryeministrit, Albin Kurti, shkruan Indeksonline.

Qëndrojmë përkrah partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë edhe 95.000 doza të vaksinave të financuara nga BE-ja do të arrijnë në Kosovë që nga muaji maj e deri në fund të gushtit. Ne jemi në këtë së bashku”.