BE: Ka ardhur koha që kosovarët të dalin nga geto
Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka rikonfirmuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim dhe rrjedhimisht është koha e duhur që kosovarëve t’u hiqen vizat. Ata gjithashtu vlerësojnë se Kosova duhet t’i vazhdojë përpjekjet e saj për ta forcuar sistemin e drejtësisë, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Ndonëse Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian për heqjen e vizave, 28 shtetet anëtare të BE-së ende s’e kanë dhënë fjalën e fundit për këtë proces.
Zyrtarë nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë i kanë thënë “Zërit” se pavarësisht që u takon shteteve anëtare të marrin një vendim final, është koha e duhur që kosovarëve t’u liberalizohen vizat. “Procesi i vendimmarrjes së BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën po vazhdon.