19-05-2024

Bebe Rexha kërkon të martohet

Këngëtarja ka sjell disa projekte muzikore gjatë vitit që lamë pas vetes dhe ka mbajtur disa koncerte.

Bukuroshja jonë ka kohë që nuk e ka përjetuar ndjenjën e dashurisë dhe disa herë e ka cek se nuk ka mundur ta gjej një të dashur të përkryer.

Por, duket se këtë vit biondina ka vendosur që ta gjej mashkullin e ëndrrave dhe dëshiron që shpejt ta ketë në krah.

“Për burrin tim të ardhshëm: Të lutem eja dhe më gjej sa më shpejt. Të dua!”, shkruan ajo në llogarinë personale në Twitter.

Rexha ditë më parë kishte zbuluar se martesë i kishte ofruar një burrë i martuar që e kishte refuzuar pa menduar dy herë.

Ndryshe, Bebe në të kaluarën kishte deklaruar se nuk do t’i refuzonte edhe meshkujt shqiptar./rtk

Asnjë koment

Comments are closed.