19-01-2021

Bedri Hamza: Enver Hoxhaj do t’i ketë mbi 170 mijë vota

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se shkuarja në Hagë e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit, e ka mobilizuar elektoratin e subjektit që përfaqëson.

Ai në Rubikon po deklaron se në këto zgjedhje do të vërehet mungesa e tyre, por që PDK, do të dalë më mirë edhe sesa në herët e kaluara, njofton Klan Kosova.

”Edhe Thaçi edhe Veseli janë dy figura emblematike për PDK-në, dhe jo vetëm për PDK-në, por edhe për Kosovën janë në mungesë. Por kjo është duke u përthyer edhe në përkrahje për PDK-në nga elektorati i PDK-së”.

”Dhe njerëzit për një arsye apo arsye tjetër, të pasivizuar, janë kthyer në përkrahje të plotë drejt Partisë Demokratike të Kosovës”.

”Kjo do të ketë edhe efektin e vet që do ta mobilizojë elektoratin e PDK-së, edhe atë pjesën e heshtur të PDK-së, ku do të dalë më mirë sesa në zgjedhjet e kaluara”.

Tutje ai theksoi që për fitore të PDK-së, meritor do jetë edhe kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, për të cilin tha se posedon të gjitha atributet prej një kryeministri, njofton Klan Kosova.

”Përtej kësaj ne bazohemi edhe në kandidatin tonë për kryeministër, i cili ka të gjitha atrubutet që duhet t’i ketë një kandidat për kryeministër”.

”Edhe anën akademike edhe anën edhe përvojën politike dhe institucionale dhe ka një program dhe një ekipë e cila garanton zbatimin e atij programi. Sepse pa ekipë nuk mund të kemi zbatim të mirë të programit”.

Hamza madje thotë se Enver Hoxhaj, do të jetë kandidat shumë i votuar në këto zgjedhje, njofton Klan Kosova.

”Ne PDK, jemi duke funksionuar si ekip me unitet të plotë. Unë besoj që edhe Hoxhaj do të del kandidat shumë i votuar në këto zgjedhje”.

”Jam i bindur në çfarëdo opsioni, mbi 100 mijë vota do të ketë Enver Hoxhaj. Nga 11 mijë sa ka pasur, mbi 170- 180 mijë mund t’i ketë – por nuk janë parametra që tregojnë saktë”.

Lexo edhe:

Këta pritet të jenë kandidatët për deputetë të Vetëvendosjes nga Prizreni

Asnjë koment

Comments are closed.