19-04-2024

Këta pritet të jenë kandidatët për deputetë të Vetëvendosjes nga Prizreni

Së paku katër kandidatë nga Lëvizja Vetëvendosje në Prizren do të jenë në listën zgjedhore për deputetë nga Prizreni,  raporton Gazeta e Prizrenit.

Pjesë e garës për Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit nga ky subjekt pritet të jenë: Arbër Rexhaj, Yllza Hoti, Artan Abrashi dhe Drita Millaku.

Përfshfirjen në garë ata e kanë konfirmuar personalisht përmes postimeve në internet, duke  falënderuar aktivistët dhe delegatët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të cilët siç kanë thënë ua kanë mundësuar nominimin si pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

Rexhaj,  Abrashi  e Hoti ishin pjesë e legjislaturës së fundit të Kuvendit, ndërkaq nuk dihet nëse do të kandidohet edhe ish-deputeti tjetër, Hajrullah Çeku./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.