25-04-2024

Bedridin Gjinali, kryetrajner i Lirisë

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, se kryetrajneri do të dal nga trajnerat aktual të KF Liria, ashtu edhe ndodhi.

Në njoftimin e klubit, thuhet se sonte unanimishtë anëtarët e Kryesisë së KF Liria dhe kryetari, vendosën që në edicionin e ri 2018/2019, kryetrajner i Lirisë të jetë Bedridin Gjinali.

Ai, ishte në mesin e gjithë emrave të trajnerëve që aktualisht ka Liria, e pas një debati të hapur, Kryesia vendosi për legjendën e Lirisë, Bedridin Gjinali, që në të kaluarën ka patur karrierë të bujshme si futbollistë.

Gjinali ka qenë pjesë e shkollës së futbollit Liria prej vitesh. Së fundi ai ka drejtuar Juniorët e Lirisë.

Ai, shpejt pritet të kompletoj ekipin e tij si dhe të nis me përgatitjet.

Asnjë koment

Comments are closed.