24-04-2024

Ndërron jetë teologu Muhidin Ahmeti nga Opoja

Në moshën 56 vjeçare ka ndërruar jetë teologu i njohur opojan Muhidin Ahmeti.

Ahmeti ka lindur në fshatin Zaplluxhe në vitin 1956. Shkollën fillore e kishte kryer në vendlindje, shkollën e mesme e mbaroi në Medresenë Alaudin në Prishtinë, ndërsa srudimet post-diplomike i kishte përfunduar na Kajro të Egjiptit, shkruan Opoja Sot.

Ai ishte i njohur për veprimtarinë e tij patriotike dhe fetare, ku u detyrua nga regjimi serb të emigroj në Shkodër dhe punoi si mësimdhënës, pedagog e kryetar i komisionit të lëndëve fetare në Medresën Haxhi Sheh Shamia në këtë qytet, deri në mbarimin e luftës në Kosovë.

Nga viti 2006, ai ka vepruar në Wells të Austrisë si petagog, imam dhe mësues. Së fundmi ai ishte kryeimam i Komunitetit Shqiptar të Bashkësisë Islame të Austrisë.

Pas vetës Ahmeti ka lënë bashkëshortën, djalin dhe dy vajza. /Opoja Sot/

Asnjë koment

Comments are closed.