Befasia e votave të diasporës në Prizren, Nisma mposhtë AAK-PSD-në!
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon puna për të përfunduar numërimi i të gjitha votave të ardhura nga Diaspora.
Nga votat e regjistruara në komunën e Prizrenit pati 180 fletëvotime të pranuara,177 vota të vlefshme dhe tri të pavlefshme.

Lëvizja Vetëvendosje mblodhi 95 vota, PDK 30 vota, Nisma-AKR 19 vota, LDK 18 vota.
Kurse në numrin e vendvotimeve 020/001 në Prizren ishin 175 vota të vlefshme, pesë të pavlefshme.
Në këtë pikë Vetëvendosje mori 94 vota, LDK 27 vota, Nisma-AKR 11, PDK 22 vota, AAK-PSD vetëm dy vota.
Sipas këtyre votave befasia është se Nisma-AKR kanë një epërsi të votave nga koalicioni AAK-PSD./Indeksonline/