Behar Begaj: Pse shtëpia e Kulturës në Zhur është ende e pashfrytëzueshme
Sot në mbledhja e rregullt të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Kuvendari i LDK-së Behar Begaj, ka shtruar disa pyetje për Drejtorin e Kulturës, Rinis dhe Sportit, Ehat Oreshka.
Pse ,shtëpia e Kulturës në Zhur është ende e pashfrytëzueshme. Ai theksoi se kishte kërkuar ekspertizë statike të objektit të shtëpisë së Kulturës në Zhur dhe deri më tani nuk e dimë apo nuk kemi informacion se ç’ka po ndodh dhe a po bëhet diçka në këtë drejtim.
Gjithashtu, Begaj ka shprehur shqetësimin e tij lidhur edhe me ndërprerjen e punimeve në stadiumin e Zhurit, duke thënë se ju duartrokitët me rastin e fillimit të punimeve ndërsa këto punime janë ndërprerë.
Cilat janë arsyet e ndërprerjës së punimeve, ne nuk kemi informacion prandaj kërkojmë nga ju sqarime, tha Begaj./tvprizreni