25-04-2024

Suharekë: Institucioni arsimor e njofton kandidaten që nuk është pranuar në punë, me plot gabime drejtshkrimore!

Javë më parë në komunën e Suharekës ka qenë i hapur një konkurs për mësimdhënës (zëvendësim i pushimit të lehonisë) në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Ramë Bllaca”, në Bllacë.

Në njoftimin e lëshuar nga Drejtoria e Arsimit të kësaj komune, si njoftim për kandidaten që ka aplikuar për këtë pozitë, vërehen shumë gabime drejtshkrimore, shkruan Indeksonline.

Kujtojmë faktin se është SBASHK-u, ata të cilët tash e sa ditë janë në grevë kjo për arsyen se të njëjtit duan rritje paga për mësimdhënësit.

Jo rrallë herë institucione të ndryshme në vend ia huçin me gabime të ndryshme drejtshkrimore, porse të gabojë një institucion që për bazë ka arsimin nuk është edhe aq korrekte./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.