25-04-2024

Bëhen tubë në autobus – Hoti me ministrat, pa maska e pa distancë

Derisa në Kosovë dhe Shqipëri po komentohet ajo se çfarë nënshkruan dhe thanë liderët shqiptarë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, kryeministri Hoti me kabinetin e tij po kthehen për në Prishtinë nga Tirana.

Në një fotografi të publikuar nga shefja e kabinetit të Hotit, Ardita Dushi, gjatë udhëtimi të tyre me autobus, asnjëri nga zyrtarët e lartë, përfshirë kryeministrin, nuk po mbajnë maska dhe distancë siç kanë urdhëruar vetë.

Lexo Edhe:

Këto janë lokalitetet e rajonit të Prizrenit dhe vendit të rasteve të reja me Covid

Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë nëse në një automjet udhëtimi është më shumë se një person maska është e obliguar, por këtë s’e respektoi ministri që e dha këtë urdhër, Armend Zemaj.

Derisa Policia e Kosovës ka shqiptuar një numër gjobash te qytetarët për mosmbajtje të maskave, është kreu i saj, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, që po ashtu e ka bërë këtë shkelje.

Por, si zbatues të rregullave u treguan derisa ishin duke shkuar për në Shqipëri ku u panë të gjithë me maska.

Asnjë koment

Comments are closed.