25-04-2024

Bekim Jashari zbulon selamin që ia çuan Rugovës në 94’tën

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari  ka folur rreth kontakteve që i kanë me familjen e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, shkruan Gazeta Express.

Jashari thotë se nuk kanë pasur ndonjë kontakt, por se në vitin 1994, babai i tij, Hamëz Jashari i ka dërguar selam Rugovës, për t’i treguar rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në 94-tën ja ka çu baba jem një njeri për selam Rugovës, që na jem UÇK-ja që jem tu i bo këto sene. Nuk kemi pasur ndonjë kontakt. Unë kam kontakte me fëmijët e tij, me të nuk më ka ra rasti me u taku.. Nuk ka pas asnjëherë diçka nga familja jonë”, thotë Jashari në Debat Plus. /Express/

Asnjë koment

Comments are closed.