10-05-2024

Berlin, shqiptarët protestojnë kundër “bosnjëzimit” të Kosovës

Në qytetin e Berlinit sot është protestuar kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Protesta është organizuar nga aktivistë e shoqatave të bashkatdhetarëve, ndërkaq është përkrahur edhe nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje, në Gjermani.

“Ne bëjmë thirrje për të gjithë aktivistët, simpatizantët dhe mërgatës shqiptare që të bashkohen me këtë protestë. Qëllimi i protestës është të sensibilizojë shoqërinë gjermane për rrezikun që paraqet themelimi i asociacionit në baza etnike”, shkruhet në njoftimin e qendrës së LVV-së në Gjermani./IO

 

Asnjë koment

Comments are closed.