20-05-2024

Përfundon ndeshja Vllaznimi – Bashkimi, ky është rezultati

Bashkimi fitoi sonte si mysafir në Gjakovë ndaj Vllaznimit, me rezultat 65:80 (12:16, 13:26, 16:18, 24:20), raporton Gazeta e Prizrenit.

Ndeshja u zhvulluar në kuadër të xhiros 22 të Prince Caffe Superligës.

Në periudhën e dytë është bërë shkëputja e madhe, andaj edhe u përcaktua fituesi i takimit.

Te prizrenasit u dalluan  Daniel Lekndreaj me 17 pikë e 15 kërcime dhe Fisnik Rugova me 11 pikë e 13 kërcime, ndërsa te vendasit Jordan Harris kishte 15 pikë. / Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.