Besimtarët myslimanë të Prizrenit urohen për Ramazan
Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për një agjërim të lehtë.
“Vetë Zoti e ka dalluar muajin e Ramazaniut, duke e vlerësuar sa 1 mijë muaj të tjerë, apo diç më shumë se 83 vjet, që i bie sa një jetë njeriu. Ky është muaj i bekuar, në të cilin mbyllen dyert e xhehenemit, e hapen ato të xhenetit”, ka thënë ai.
Berisha, ka uruar Ramazani të jetë një pikëkthese për të gjithë myslimanët, për t’i lënë veset e të këqijat, e për t’u kthyer kah e mbara.
Ai ka ftuar besimtarët që t’i përcjellin aktivitetet e organizuara gjatë muajit të shenjtë, duke konfirmuar bashkëbisedimin gjatë ligjëratave nëpër xhami, e sidomos atë në oborrin e Xhamisë së Sinan Pashës.
Një urim të ngjashëm për Ramazan, ka adresuar edhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka.