Besimtarët nga Prizreni e Suhareka, që u nisën për haxh arritën në Aeroportin e Xhides ( foto )
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se besimtarët nga Prizreni dhe Suhareka, të cilët mbrëmë janë nisur për ta kryer haxhin, kanë arritur shëndosh e mirë sot në mëngjes në Aeroportin e Xhides, raporton Gazeta e Prizrenit.
BIK njofton se ata, me autobus, në mënyrë të organizuar, menjëherë janë nisur drej Mekës.
Po ashtu, sot 351 besimtarë myslimanë nga Kosova janë nisur drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin, percjell Gazeta e Prizrenit.
BIK thotë se të gjitha fluturimet janë duke shkuar sipas planit të paraparë.