02-12-2024

Prizren: Goditet vetura e policisë, lëndohen dy policë dhe një person tjetër

Tre persona janë lënduar dhe kanë pranuar tretman mjekësorë, si pasojë e një aksidenti në Prizren.

Sipas policisë shoferi i përfshirë në këtë rast, është larguar, raporton Gazeta e Prizrenit.

“Prizren  02.06.2024 – 00:20. Raportohet se një veturë e panjohur  ka goditur nga mbrapa nje veture tjeter dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë, tre persona kane pësuar lëndime trupore. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Rasti është në procedurë hetimore. /Gazeta e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.